Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me SHMK “Gostivari”, siguroi 1000 tituj autorësh shqiptarë, nobelistë dhe klasikë, duke pasuruar kështu në masë të madhe bibliotekën e kësaj shkolle.
Me ktë rast, nga gjimnazi i ftojnë nxënësit që tash kur kanë përzgjedhje të madhe të librave me vlerë, t’i shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës sepse leximi e ndrit dhe e ushqen mendjen.