25.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Gjendja në burgje, kritika për trajtimin jonjerëzor

 Sjellje e papërshtatshme, johumane, abuzuese ndaj të burgosurve, kushte jo të mira, qeli të stërngarkuara me të burgosur dhe mungesë të medikamenteve dhe mbrojtjes shëndetësore. Këto janë disa prej vërejtjeve më kryesore të Komitetit të Helnsikut, të cilat u shënuan në raportin e fundit për gjendjen e burgjeve.

Urania Pirovska dhe Aleksandra Cvetanovska nga shoqata e Juristëve të Rinj thonë se shteti aspak nuk kujdeset për të drejtat e të burgosurve përderisa ata flenë në dysheme, në myk dhe pickohen nga insektet, shënohet në raport.

“Problemet në shtëpitë ndëshkuese – përmirësuese edhe pas 30 vitesh mbetën të njëjta. Unë kam 27 vite përvojë pune, prej të cilave 20 me radhë vizitoj burgjet dhe mund të them lirisht se niveli i vetëdijes i të punësuarve nëpër burgje, të cilët duhet të zbatojnë ligjin është shumë i ulët dhe i papërshtatshëm sa i përket asaj se si ata duhet të sillen ndaj të burgosurve. Mua kjo nuk më habit, sepse për të pasur shtëpi të mira ndëshkuese – përmirësuese duhet të ketë vullnet të mirë politik dhe të investohen mjete të vazhdueshme në këto institucione.”, – deklaroi Urania Pirovska nga Komiteti i Helnsikut.

“Vërejtjet më kryesore të cilët ne i konstatuam në këtë raport janë kushtet e këqija nëpër burgjet e vendit, si dhe qasja e lirë për të pasur të burgosurit mbrojtje shëndetësore në këto institucione. Trajtimi johuman është prezent duke marr parasysh se në çfarë kushte po vuajnë dënimin të burgosurit. Në këtë drejtim shteti duhet të kuptojë shumë seriozisht këtë gjë dhe të ndërmarrë masa urgjente dhe në mënyrë të vazhdueshme për t’i përmirësuar kushtet”, – theksoi Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj.

Sipas Komitetit të Helsinkut, fajtori kryesor për këtë gjendje nuk është tek drejtuesit e burgjeve apo te Drejtoria e Sanksioneve, por është tek shteti i cili për këtë çështje nuk duhet të mbështetet vetëm tek donacionet e huaja, por të sigurojë mjete të mjaftueshme për të përmirësuar kushtet dhe për mirëmbajtjen e këtyre institucioneve.

Në këtë drejtim, disa pjesë të dëmtuara në Burgun e Idrizovës janë duke u rinovuar, mirëpo strëngarkimi i tij është ende problem kryesor, thotë drejtori i këtij burgu, Zoran Jovanovski.

“Për momentin në repartin e hapur dhe gjysmë të hapur në burgun e Idrizovës po kryhen disa investime, riparime të disa pjesë të dëmtuara, ndërsa në repartin e mbyllur janë ato hapësira, të cilat i kemi trashëguar që më herët, ku aty po përmirësohen kushtet, mirëpo ende këtë repart e kemi të stërngarkuar me të burgosur.”, – u shpreh drejtori i Burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski.

Gjendja tej mase e vështirësuar në këtë raport është konstatuar edhe këtë vit në spitalet psikiatrike në Bardovcë, Demir Hisar dhe Negorci.

Të ngjajshme

Të fundit