10.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Gjinushi: Ylber Sela ka bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtjen e gjuhës shqipe në RMV

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skender Gjinushi sot nga Shkupi në kuadër të tryezës së rrumbullakët “Gjuha Shqipe dhe sfidat e saj aktuale, gjuha standarde shqipe dhe sfidat e saj të përdorimit zyrtar” ka treguar edhe punën katër vjeçare të një bashkëpunimi mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Agjencinë  e Zbatimit të Gjuhës që udhëhiqet nga Ylber Sela.

Sipas akademik Gjinushit, drejtori Sela ka bërë një punë të shkëlqyer sa i përket mbrojtjes së gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut duke u përballur edhe me faktor politik, por duke ecur në vijë të ligjit.

“Në këto katër vite ka bërë mjaftë ndryshim përparim në bazë të ligjit, ka edhe kufizimet e veta por është një hap i madh në krahasim me të shkuarën, dhe vetë agjencia aq sa i lejon kuadri ligjor dhe për katër vjet janë pak për një gjuhë. Kanë bërë një punë të lavdërueshme, kanë bërë një punë shumë të mirë, është bërë punë edhe nga ana profesionale. Këtu hynë edhe faktorët politik, hyjnë edhe paragjykimet e trashëguara ndër vite dhe rrjedhimisht duhet luftuar me të gjithë” u shpreh akademik Skender Gjinushi për punën e Ylber Selës dhe bashkëpunimit mes Agjencisë dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akademik Gjinushi u shpreh gjithashtu se Akademia e Shkencave të Shqipërisë i ka dhënë mbështetje të madhe që nga fillimi Ylber Selës dhe AZGJ-së në mbrojte të gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj në Maqedoninë e Veriut si gjuhë zyrtare.

“Ne i kemi dhënë mbështetje që në fillim, sepse institucionet tona e kanë për detyrë mbrojtjen, përhapjen dhe kultivimin e gjuhës, këtu në Maqedoni,  Agjencia e ka një detyrë më shumë sepse e ka garantimin e përdorimit të saj në mënyrë të barabartë në kuadër të ligjit” tha mes tjerash Gjinushi.

Ndryshe sot 21 Shkurt  UNESCO e ka zgjedhur si  dita ndërkombëtare e gjuhëve, ku AZGJ-ja kishte organizuar tryezë të rrumbullakët  me temë “Gjuha Shqipe dhe sfidat e saj aktuale, gjuha standarde shqipe dhe sfidat e saj të përdorimit zyrtar” ku përpos Akademik Skender Gjinushit morën pjesë edhe Akademik Mhemet Kraja, Akademik, Ali Aliu dhe shumë emra të njohur gjuhëtarë dhe profesor. /TS/

Të ngjajshme

Të fundit