Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka dhënë një lajm tepër të mirë për fshatrat Falisht dhe Saraqinë.
Zgjidhet problemi për ujë për 20- 30 vitet e ardhshme për fshatrat Falisht dhe Saraqinë.
Për shkak të defekteve të shpeshta dhe mungesës së projektit së linjës së ujësjellësit në këtë pjesë të komunës, ne arritëm që të zgjidhim këtë pengesë të furnizimit me ujë duke hapur një pus të ri të ujit ku do ta transferojmë linjën e mëparshme duke i dhënë fund problemit shumëvjeçarë të furnizimit me ujë për banorët e Falishtit dhe Saraqinës.