13.8 C
Skopje
E premte, 8 Nëntor, 2024

Gjithë partia nën hetim

Protesta e fundit me “mosbindje civile”, ka çuar në dyert e organeve hetimore edhe pjesën tjetër të deputetëve të Partisë Demokratike. Duket sikur gjithë partia e tyre, është “nën hetim”.

Nga Artur Ajazi

Dikush për korrupsion, dikush për pastrim parash, një tjetër për molotovët, dhe vijnë me rradhë pastaj ata të djegies së karrigeve në Parlament, dhe tani ata të bllokimit dhe ndotjes së rrugëve. Kjo pra është demokracia- sipas Berishës. Sikur të ndodhte kjo gjë në vitet kur qeveriste Berisha, është e sigurtë që, populli dhe deputetët socialistë do të ishin rrahur mes akseve rrugore.

Por kjo nuk ndodh nën “regjimin e Edi Ramës”. A e dini pse ? Sepse Edi Rama, ndryshe nga Sali Berisha, e shikon demokracinë me “syzet” e europianit, dhe jo të ish-komunistit. Opozita e bërë nga PD-ja përgjatë këtyre viteve, tregoi sa e vockël, sa e paaftë dhe sa fallco paskësh qenë klani drejtues i asaj force politike. Kanë mashtruar për 30 e ca vjet miletin, kanë gënjyer mbështetësit e tyre, por ama kanë pasuruar servilët dhe shpurën drejtuese, që dje ishin në poste, dhe sot sërish të kamur me prona dhe miliona.

Të bredhësh me makina luksi, dhe ti thuash vehtes “i persekutuar nga regjimi Rama”, nuk shkon. Ajo parti duke mos ndryshuar për 34 vjet as kryetarin, as kryesinë, as stafin dhe sekretariatin e ngushtë, u kthye në sh.a. Atje dihet vetëm kush është kryetari, (Berisha) dhe zëvëndësi apo mëkëmbësi i tij Noka, kurse të tjerët janë numra dhe gurë shahu. Prej 3 vitesh ajo parti gjendet nën akuza të forlumuara jo nga analistët dhe media, por nga organet hetimore. Të refuzosh thirrjet nga SPAK-u, ti injorosh ftesat e organeve hetimore, të intimodosh prokurorë, gjyqtarë, police dhe shtetarë, që të thërrasin tu shpjegosh rolin tend në një aferë korruptive, kjo ndodh vetëm me drejtuesin e PD-së.

Të futësh në sallën e Parlamentit, shishe me benzene, fishekzjarre, kapsolla, të ndjegësh karriget e blera me para shqiptarësh, dhe pastaj ti turresh uniformave me dhunë për ti penguar të kryejnë dettrën, kjo ndodh vetëm me deputetët e PD-së. Dhe pastaj thonë se “po na persekuton regjimi Rama”. Të pengosh me orë të tëra qytetarët të lëvizin me mjetet e tyre në akset rrugore për hallet dhe problemet që kanë, të djegësh goma dhe kazana plehrash, të shtysh trupat policore dhe pastaj të thuash se “na dhunoi regjimi Rama”, edhe kjo ndodh vetëm në atë parti.

Pastaj, hiqen si “viktima të regjimit”, kur u vjen fletë-thirrja nga Prokuroria, pasi kanë shkelur ligjet e shtetit. Nuk mund të bëhet shteti dhe demokracia në një vend (aq më tepër tek ne) kur shkelen normat, rregullat, ligjet, dhe caku i çdo njërit prej nesh. Shteti punon dhe funksionon me ligje, ndryshe kaosi dhe anarshia përmbysin gjithçka përreth. PD-ja, është parti që kaosin dhe rrëmujën e ka në ideologjinë e saj, e ka “doktrinë”, dhe nuk ndahet kollaj nga dhuna. Ndaj sot ata janë të gjithë si parti nën hetim, dhe kjo aspak për faj të “regjimit Rama”.

Të ngjajshme

Të fundit