21.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Gjuha shqipe në fokus, deputeti Hasani kundërshton ashpër deklaratat e Kurtit

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, ka shprehur habinë dhe shqetësimin e tij të thellë ndaj deklaratës së fundit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, informon POPULLI.mk

Përmes një reagimi publik, Hasani e ka cilësuar deklaratën e Kurtit si të papranueshme dhe jashtë çdo logjike politike apo historike, duke nënvizuar se ajo përbën një zhgënjim të madh për të dhe për të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata në Maqedoninë e Veriut.

“E dëgjova me kujdesin më të madh Kryeministrin e R. Kosovës z. Albin Kurti dhe për herë të parë nuk desha të besoj atë që e ndëgjoj nga ai. Të thuash që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare dhe të relativizosh në atë mënyrë një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për heqjen nga përdorimi të gjuhës tënde, pêr të cilën është sakrifikuar gjak, mund, energji…, dhe çfarë jo, është jashta çdo kuptimi. Një gjë e tillë nuk mund të arsyetohet as me padije por as edhe me shërbim jaranije ndaj miqve të tij të një koalicioni pa legjitimitet të shqiptarëve në RMV. Tashmë nuk flasim se cilin do ta përkrah Albini për zgjedhje, tash flasim për një dëm ndaj shqiptarëve në RMV që askush nuk do të mund ta rikuperoj!”, ka shkruar Hasani. / © POPULLI.mk