20.8 C
Skopje
E hënë, 28 Prill, 2025

Gjykata e Lartë refuzon lirimin e Metës, Kryemadhi me detyrim paraqitje

Gjykata e Lartë vendosi arrest me burg për Ilir Metën dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Pak ditë më parë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e lartë që t’i hiqej masa e sigurisë arrest me burg, kërkesë e cila u refuzua.

Gjyqtarët e caktuar për çështjen ndaj të dyve ishin Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Kurse Kryemadhi duhet të zbatojë masën detyrim paraqitje të vënë nga GJKKO.

Të ngjajshme

Të fundit