-0.2 C
Skopje
E martë, 21 Janar, 2025

Gjykata e Pernikut: Agjencia e Rrugëve të Bullgarisë pjesërisht fajtore për aksidentin në autostradën Struma, ku vdiqën 45 persona

Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë (API) është pjesërisht fajtore për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa Trans” në autostradën Struma në vitin 2021, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, vendosi Gjykata e Qarkut në Pernik, transmeton Portalb.mk.

Sipas gjykatës, API është përgjegjëse për 10% të dëmit dhe duhet të urdhërohet t’i paguajë secilit prej paditësve 20,000 leva bullgare si kompensim për dëmin jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin e përmendur nuk është sjellë akt 16 për autostradën dhe për rrjedhojë ka statusin e një rruge ekspres, pasi seksioni është hapur për qarkullim në vitin 2007 në fazën e aktit 15, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu thuhet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke e drejtuar autobusin me shpejtësi 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në seksionin prej 120 kilometrash.

“Gjatë projektimit të autostradës nuk janë respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e parashikuar e kthesës korrespondon me një shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por asnjë shenjë rrugore B26/90 kilometra nuk është vendosur në vendet e nevojshme të kufizimit të shpejtësisë”, shtoi gjykata.

Të ngjajshme

Të fundit