Granit Osmani nga Lëvizja Demokratike është caktuar për drejtor në Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës shqipe, informon POPULLI.mk
Osmani është ish-ushtar i UÇK me prejardhje nga Kumanova. Menjëherë pas themelimit të Lëvizjes Demokratike nga Izet Mexhiti, Granit Osmani iu bashkua strukturave të kësaj partie duke treguar rezultat të madh në terren. Ditëve në vijim pritet edhe zyrtarizimi nga VLEN. / POPULLI.mk
