14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Grubi: Krenar që jam i rreshtuar pas Ali Ahmetit

Grubi: Krenar që jam i rreshtuar pas Ali Ahmetit

0
170

Zv/kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm me shumë bashkëpartiakë tjerë në Tropojë për ta ndjekur nga afër shpalljen e Ali Ahmetit “Qytetar Nderi i Tropojës”, informon POPULLI.mk

Lexo statusin e plotë:

“Sot lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe prijësi ynë drejt proceve progresive kombëtare, Ali Ahmeti u shpall qytetar nderi nga ana e Bashkisë së Tropojës.
Shfrytëzoj rastin të përgëzoj kryetarin Ahmeti për këtë titull plotësisht të merituar, të shpreh falënderim për qytetarët e Tropojës dhe udhëheqësisë së bashkisë në krye me z. Rexhë Byberaj për mikëpritjen e ngrohtë dhe mirënjohjen e shprehur ndaj kontributit kombëtar të Ali Ahmetit.
Krenar që jam i rreshtuar pas tij, gjithmonë në ndjekje të vizionit dhe misionit përparimtar që ai po vazhdon ta udhëheq!”