11.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Grubi: Neve na duhet pajtim dhe bashkim, të rreshtohemi pas Ali Ahmetit!

Zv.kryeministri Artan Grubi, nga një tubim në Çair ka shtrirë dorën e pajtimit. Ai tha se shqiptarët nuk kanë nevojë të përçahen dhe të lakojmnë pozitat e njëri-tjetrit. Pasi foli për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në dy dekadat e fundit, Grubi tha se këto të arritura nuk duhet të keqpërdoren dhe të rrezikohen, për të ambicie dhe interesa personale.

“Unë nga kjo foltore them, neve na duhet pajtim, neve na duhet bashkim, neve na duhet të rreshtohemi pas Ali Ahmetit dhe dora jonë e shtruar do të mbetet e shtruar për pajtim, për bashkim, për unifikim edhe për të prijë bashkarisht nën ombrellën e Ali Ahmetit”, tha Grubi.

Të ngjajshme

Të fundit