16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Grubi përgëzon Besimin, RMV siguroi 530 milionë dollarë nga FMN

Një lajm i shkëlqyeshëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar!

Vendi ynë ka siguruar 530 milionë dollarë financim me kushte të përshtatshme, mjete që do të jenë në dispozicion të ruajtjes së stabilitetit ekonomik në kohë të krizës globale ekonomike dhe energjetike, njëkohësisht kontribuon shumë në tejkalimin e sfidës së fundit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D.

Kjo marrëveshje e arritur është konfirmim objektiv i politikave të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillimore që po zbaton Qeveria.

Faleminderoj partnerët tanë strategjik për mbështetjen dhe përgëzoj Ministrin e financave, Fatmir Besimi që me ekipin e tij kanë bërë punë të shkëlqyeshme për arritjen e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme.

Të ngjajshme

Të fundit