6.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Qytetarët vërshojnë marketin në Haraçinë

Qytetarë vërshuan marketin në Haraçinë pasi zbriti çmimet e produkteve bazë si sheqeri, mielli, vaji dhe qumështin. Pronari i marketit nuk ishte i pranishëm gjatë xhirimit tonë në market por qëllimi i tij është që t’u dal në ndihmë qytetarëve t’i blejnë me çmime të arsyeshme produktet themelore.

“I vetmi market që vajin e ka 105 denarë. Pse është e nevojshme kjo? Për qytetarët, varfëria e madhe, pa rrymë. E fameinderoj Besimin, pronarin që askush nuk mund ta bënë”. (4-19)
Pse erdhët këtu të bleni? – “Pak më lirë”
A po mundeni me i’a dal? – ”Menzi”
Çmimet i ka reale. Si po ja dilni me krizën? – ”Mirë, për momentin është vështirë por e kalojmë disi”
Kishte edhe qytetarë të cilët kishin ardhur nga Tetova e Kumanova për të blerë mall. Ndërsa masat e qeverisë janë vetëm për sy e faqe tha Xhabir Musliu i cili kishte ardhur nga Tetova për të blerë miell.

“25 euro në muaj nuk mund t’i ndihmojë asgjë qytetarit. Vetëm për sy e faqe, blerje kohe edhe ndonjë vote. Këtu nuk ka ndihmë. Çfarë janë 25 euro, 80 cent në ditë. Në qoftë se 80 cent na e zbusin krizën atëherë nuk ekziston krizë”.
Takuam kryetarin e shoqatës humanitare “Bamirsia”, Suat Bislimin i cili tha se ndihmon 105 familje në nevojë të cilët nuk u mjafton ndihma sociale të cilën e marrin.

“Ky marketi pasi ndodhemi këtu, është njëri prej marketeve që nuk shikon fitimin ta bëj shumë të madh, por shikon ndonjëherë edhe çmimet e ul vetëm t’ua lehtëson qytetarëve”. Pak minuta sa ishte ekipi i Klan Maqedoni në terren, vaji u harxhua, ndërsa punëtorët thonë që mall ka mjaftueshëm për t’i furnizuar të gjithë qytetarët./KlanMacedonia/

Të ngjajshme

Të fundit