16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Grubi: Qoftë i përjetshëm kujtimi për Isa Likën dhe veprimtarët e lirisë!

Me homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tetovë përkujtuam sot në 16 vjetorin e vdekjes, komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”Isa Lika – Iliri.

Në kujtimet e bashkëluftëtarëve të tij ruhet e gdhendur me lavdi dhe krenari atdhedashuria, trimëria dhe veprimtaria e tij kombëtare që është frymëzim i përjetshëm i veprimit të gjeneratave në kauzat e drejta të ruajtjes së dinjitetit të kombit dhe përparimit të tij.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe të gjithë veprimtarët e lirisë! LAVDI!

Të ngjajshme

Të fundit