16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Mbyllen ambulancat në RMV, mësoni shkakun!

Një motër medicinale tregon për REL-in përvojën e saj. Ajo punonte në një ambulancë në Veles dhe pasi mjekja amë doli në pension dhe ambulanca u mbyll, thotë se i janë dashur javë të tëra për të grumbulluar dokumentet që t’ia dërgonte Ministrisë së Shëndetësisë, dhe më pas të paraqitej në Entin për Punësim.

“Edhe pas dy muajve unë nuk kam marr asnjë përgjigje. Tani qëndroj në shtëpi si e papunë”, tregon ajo, duke mos dashur t’i zbulohet identiteti.

Mjeku Ilir Luma, i cili tashmë është në pension, thotë për Radion Evropa e Lirë se përkundër angazhimit të tij që ambulancën t’ia kalonte mjekut të ri, i cili ka qenë i angazhuar aty, kjo ka qenë e pamundur pasi regjistrimi i pacientëve duhej të bëhej nga fillimi.

Ai thotë se kjo bën që mjekët e rinj të mos jenë të interesuar për mjekësinë primare, pasi nevojiten disa vite për të grumbulluar numrin e pacientëve – në mënyrë që të arrijnë të marrin një pagë solide.

“Në kohën kur kemi mungesë të mjekëve, ne vend se të krijohen lehtësime për mjekët e rinj të cilët tashmë janë të angazhuar te mjekët amë, ata detyrohen që gjithçka ta bëjnë nga e para. Kjo kërkon kohë dhe koha e humbur i bënë të largohen mjekët e rinj”, thotë Luma.

Përveç kësaj, ai thotë se ardhja e mjekut të ri si mjek amë, i cili ka qenë paraprakisht i angazhuar si mjek ndihmës në ordinancë, do të ishte edhe në të mirë të pacientëve “pasi ka kontakt dhe i njeh ata”.

“Në këtë mënyrë edhe pacientët kanë një vazhdimësi të trajtimit mjekësor, veçanërisht ata që janë me sëmundje kronike”, thotë ai.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut i tha REL-it se do të shqyrtojë të gjitha mundësitë që mjekët që janë para pensionimit të mund të vazhdojnë punën edhe për tre vjet të tjera, por nuk dhanë detaje nëse Ligji për mbrojtje shëndetësore do të ndryshohet.

Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar rreth 1.400 mjekë amë të cilët paguhen nga Fondi i Shëndetësisë, varësisht nga numri i pacientëve që u shërbejnë./REL/

Të ngjajshme

Të fundit