Zv/kryeministri Grubi ka uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit duke theksuar se ekzistenca kombëtare ka qëndruar e palëkundur falë angazhimit të tyre, shkruan POPULLI.mk
Themelet e ekzistencës sonë kombëtare kanë qëndruar të palëkundura falë mësuesve dhe mësueseve tona, gjithmonë të gatshëm për të edukuar brezin e ri të kombit në frymën e atdhedashurisë.
Duke reflektuar mbi rolin e tyre jetik në çdo etapë të historisë sonë për të ruajtur ndërgjegjen kombëtare, ju shpreh sot urimet e mia të sinqerta me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit.
Mbi supet e tyre do të vazhdojë të qëndrojë sa të jetë jeta përgjegjësia për trasimit e rrugës së përparimit.
Qoftë i paharruar kujtimi për edhe të gjithë ata veteranë të arsimit që nuk janë më në mesin tonë, rruga e tyre le të jetë frymëzim veprimi për lartësimin e vazhdueshëm të idealeve tona kombëtare.
Gëzuar 7 Marsin!
