25.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme “Grupi i Zjarrit” në Shipkovicë

“Grupi i Zjarrit” në Shipkovicë

0
326

Drejtuesit e fraksionit brenda BDI-së, sonte kanë takuar banorët e fshatit Shipkovicë.

“Sonte, bashkë me bashkëmendimtarë dhe bashkëveprimtarë të fraksionit brenda BDI-së ishim në Malësinë e Tetovës, në fshatin Shipkovicë. Ne do të jemi në çdo vendbanim për t’ju dëgjuar, për të bashkëbiseduar, për të diskutuar hallet tona të përditshme. Vëllezërit tonë nga Shipkovica i informuam detajisht për veprimet dhe arsyet e funksionimit tonë si Fraksion brenda BDI-së, nga ku morrëm mbështetje të fuqishme për rrugetimin tonë të drejtë. Ju faleminderit nga zemra për gjithë përkrahjen, mikpritjen dhe respektin!”, ka shkruar Izet Mexhiti në Facebook.