3.8 C
Skopje
E shtunë, 28 Mars, 2026

“Grupi i Zjarrit” nesër takohet me strukturat dhe banorët e Çairit

Pas takimeve të njëpasnjëshme me qytetarët e komunave shqiptare, nëpër oda e nëpër shtëpi të aktivistëve dhe simpatizantëve të BDI-së, “Grupi i zjarrit” nesër takohet me banorët e Çairit.

Mikpritja në Saraj ishte e bujshme për grupin e të pakënaqurve brenda partisë shqiptare më të madhe në RMV, ndërsa nesër pritet numër edhe më i madh në Çair sipas zërave brenda “Grupit të Zjarrit”.

Statusi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti:

NJOFTIM

Të nderuar,

Ju njoftojmë se të martën (28.02.2023), në ora 19:00 do të jemi bashkë në ÇAIR, për të realizuar takimin e radhës me strukturat dhe banorët e Çairit.

Takimi do të realizohet tek salla “Shaban Tërstena”.

Ju ftoj që të merrni pjesë!

#vazhdojmë

Të ngjajshme

Të fundit