Anëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” nuk do të marrin pjesë në takimin e sotëm kunsultativ të BDI-së, që është caktuar të mbahet në ora 14;00 në selinë partiake në Tetovë, shkruan gazeta LAJM.
Anëtarët e këtij grupi, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Navzad Bejta janë thirrur sot në takim konsultativ në selinë e BDI-së, por kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë pasi bisedimet e ditëve të kaluara me kreun e partisë nuk i kanë bindur se do të ndryshojë diçka në funksionimin e partisë dhe në Qeveri.
Megjithatë, siç mësohet, anëtarët e “grupit të zjarrit” nesër pritet të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ku do të vendoset për përbërjet e kryesive, asaj qendrore dhe të ngushtë, si dhe llogaridhënien e ekzekutivit.
Nëse në këtë takim nuk përmbushen pritshmëritë e tyre, “grupi i zjarrit”, nuk përjashton mundësinë e fraksionimit.