7.8 C
Skopje
E shtunë, 20 Prill, 2024

Vendime pune për 13 mësimdhënës në shkollat e Komunës së Çairit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ua ndau vendimet e punës 13 mësimdhënësve nga shkollat komunale të Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Vasill Gllavinov”, “Jashar Bej Shkupi”, “Ismail Qemali”, “Kongresi i Manastirit”, “7 Marsi” dhe “Makarenko”.
Komuna e Çairit edhe sot dëshmon se ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë krah nevojave të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.
Me këtë rast kryetari i Komunës, Visar Ganiu tha se forcimi i kapaciteteve kadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor.
“Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi vizioni ynë për të nesërmen është i qartë”, tha Ganiu.

Të ngjajshme

Të fundit