16.8 C
Skopje
E enjte, 28 Mars, 2024

Haradinaj nuk e mbështet Kurtin, thotë se po bën eksperimente pa SHBA-të dhe BE-në!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish duke thënë se nuk e mbështetë kryeministrin e Albin Kurtit për siç thotë ai eksperimentet që Kurti po i bën me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ai për Policinë e Kosovës ka thënë se është në krye të detyrës.

”Policia në nivel të detyrës, por Qeveria totalisht e paaftë në mbrojtjen e interesit shtetëror të Kosovës. E kam mbështetur Kurtin për bashkërendim me SHBA dhe NATO drejt marrëveshjes për njohje me Serbinë. Por nuk mbështes eksperimentet e tij që po synon t’i bëjë pa ShBA e BE”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjajshme

Të fundit