21.8 C
Skopje
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Hasani: Fronti Europian do t’i marrë mbi 20 deputetë

Mjeku Ilir Hasani, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se trageti i BDI-së, është rritja e numrit të deputetëve me qëllim uljen e euforisë tek partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE.
“Ajo është target dhe pikësynimi jonë. Realisht ne nuk luftojmë me opozitën, ne luftojmë me ultranacionalizmin maqedonas. Kjo është targeti dhe bindja ime. Sigurisht se do fitojmë në zgjedhjet e radhës. Sigurisht se do të kemi mbi 20 deputetë”, tha Ilir Hasani.

Hasni u shpreh i bindur se edhe partitë shqiptarë do të marrin deputetët mjaftueshëm që së bashku të hjekin nga kollaçi i VMRO-DPMNE-së, e cila sipas tij, e ka marrë një hap të egër për shkak të retorikës nacionaliste.

“Asnjëherë nuk mund të bëhet qeveri, dhe si shtet nuk mund të ekzistojë pa shqiptarët në asnjë formë”, tha më tej Hasani.

Të ngjajshme

Të fundit