8.8 C
Skopje
E diel, 5 Prill, 2026

Hodhi foshnjën në kontejner, arrestohet një 19 vjeçare në SHBA!

Një grua e re nga Nex Mexico e cila vitin e kaluar hodhi foshnjën e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave, është dënuar mbrëmë me 16 vite burgim.

Gjykata dënoi Alexis Avil, 19-vjeçe, nën akuzën për tentim vrasje dhe për keqtrajtim të foshnjës.

Më 7 janar 2022, kalimtarët e gjetën foshnjën në një kontejner mbeturinash në Hobbs, një qytet me rreth 40,000 banorë.

Foshnja mbijetoi. Avil, e cila në atë kohë ishte 18 vjeç, i tha policisë se nuk e dinte se ishte shtatzënë deri një ditë para se të lindte.

“E di që ajo që bëra ishte e gabuar dhe i vetmi person të cilit me të vërtetë duhet t’i kërkoj falje është fëmija im”, tha Avila në gjykatë dje.

Të ngjajshme

Të fundit