11.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Hoxha për seancën e improvizuar: Kështu duhet të jetë e ardhmja e vendit tonë!

Sot u mbajt seanca e improvizuar nga ‘Fronti Europian’ ku u zgjodh kryeparlamentari dhe Presidenti i vendit në Kuvendin e RMV-së, shkruan POPULLI.mk
Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha u shpreh se kështu si sot duhet të jetë edhe e ardhmja e vendit.
“Këto pamje nga senca e improvizuar Kuvendit të ardhëshëm janë mesazhi i pasqyrimit se si duhet dhe si do të jetë e ardhmja e vendit.
Votimi i ndryshimeve kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe zgjedhja e Presidentit të ardhshëm me 2/3 e votave dhe shumicën e Badinterit janë pikat kyçe që do sigurojnë të ardhmen europiane të vendit dhe rruajtjen e kohezionot ndëretnik të Maqedonisë së Veriut.” / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit