12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

I mituri që vr.au rreshterin Lika, i dënuar më herët për dhu.nim dhe me urdhërarr.est aktiv

I dyshuari i mitur për vrasjen e rreshterit Lika ishte i dënuar për një vepër penale dhe kishte edhe urdhërarrest aktiv.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar Gjykata e Ferizajit.

Nga Gjykata thanë se i dyshuari i mitur ishte dënuar prej dy vitesh për veprën penale dhunimi.

“Referuar pyetjes suaj, ju njoftojmë se i dyshuari i mitur për rastin në fjalë të veprës penale “Vrasja e rëndë” për të cilën gjykata ka lëshuar Komunikatë për Media dhe ju ka njoftuar se gjyqtari i çështjes ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ka në procedurë të ekzekutimit të masës institucionale në kohëzgjatje prej dy (2) vite për veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së për të cilën ka të lëshuar urdhërrarrest”, njofton Gjykata.

Të ngjajshme

Të fundit