12.8 C
Skopje
E enjte, 22 Maj, 2025

Sali: VLEN është rruga e re që refuzon të vjetrën

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali në një status në rrjetin social facebook shkruan se të qenit përkrahës i VLEN-it, përpos që është një akt shprese për ndryshim, është edhe një angazhim i vetëdijshëm për të qëndruar larg ndikimeve të kalbura të së shkuarës.

“Të jesh përkrahës i VLEN-it nuk është vetëm një akt shprese për ndryshim, por edhe një angazhim i vetëdijshëm për të qëndruar larg ndikimeve të kalbura të së shkuarës. Asnjë përfaqësues i kësaj lëvizjeje nuk mund të shtyhet të bëhet BDI, sepse VLEN nuk është stacion tranzitor, por destinacion i vetëdijes politike që ka zgjedhur të mos ecë më rrugëve të vjetra”, ka shkruar deputeti Sali.

Të ngjajshme

Të fundit