21.8 C
Skopje
E premte, 12 Prill, 2024

I vihet flaka zyrës së drejtorit të Sh.S. “Pellagonia”

Një të punësuari në Shtëpinë Studentore Pellagonia nuk i vazhdohet kontrata,  ai në shenjë revolte e demolon me çekan dhe më pas i vë zjarrin zyrës së drejtuesit të Shtëpisë së Studentëve “Pellagonia” në Kisella Vodë. Bëhet fjalë për një person me iniciale N.J i cili sipas MPB-së, së bashku me një person tjetër, pas një përleshjeje verbale, ka hedhur lëng të djegshëm dhe më pas i ka vënë flakën zyrës. Dëmet janë vetëm materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

“Më 11.11.2022 në SPB Shkup personi me iniciale A.F (36) i punësuar si drejtor në Shtëpinë Studentore në Kisella Vodë-Shkup, paraqiti se në vendin e tij të punës, pas një përleshje verbale N.J. ish i punësuar, së bashku me një person tjetër, kanë hedhur lëng të djegshëm, pas çka ka ndodhur zjarri. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve-Shkup. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e rastit”, nga MPB.

Zyrës së drejtorit të Shtëpisë Studentore-Pellagonia i vihet flaka. Jo zyrtarisht raportohet se flakën i vuri një i punësuar të cilit supozohet se drejtori i ndërpreu kontratën.

Policia është në vendngjarje dhe po merret me zbardhjen e rastit dhe gjetjen e autorit.

Të ngjajshme

Të fundit