Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 202 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 23 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për vozitës fillestar, 5 për kalim në të kuqe, 2 për mosvënien e rripit të sigurisë.