Me kompetencë shkencore dhe juridike pohoj se, për fat të keq, gjuha shqipe në RMV nuk është ZYRTARE, kështu konstaton prerazi ish kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në postimin e tij tël fundit në facebook.
Lidhur me këtë ,sipas Ibrahimit, fajtorët nuk janë anonim por që siç shkruan ai sot u panë në protestën e studentëve.
”Dhe, fajtorët për këtë nuk janë anonimë – disa nga ata sot kishin dalë të abuzojnë edhe me protestën e studentëve.
Sidoqoftë, e sfidoj këtë opozitë të mërzitur për pushtet që të dalim në debat ku të duan e me kë të duan që t’i ballafaqojmë argumentet”, thekson Ibrahimi.
Ai premton se ”Gjuha e provimit të jurisprudencës së shpejti do të zgjidhet në favor të kërkesës së studentëve shqiptarë, por shton ai, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se gjuhën shqipe e kanë lënë në këtë gjendje ata që pushtetin e kishin futboll në qeveri, biznes në llotari dhe sefa në Soravi.