16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Imeri: Më shkarkuan pasi përkraha LEN-in dhe publikova fotografi me Mexhitin

Mustafa Imeri sot ka njoftuar se pardje është shkarkuar nga puna si shef i katedrës së gjuhës shqipe në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikollovski-Lluj” në Shkup.

Imeri tha se shkarkimi i tij vjen pasi ai ka mbështetur publikisht Lidhjen Europiane për Ndryshim dhe liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“Pushtetarët vendosën ndryshe, më shkarkuan sepse ditë më parë, në rrjetet sociale, publikisht përkraha mendimin ndryshe, dhe u postua një fotografi me njërin nga udhëheqësit e LEN, z.Izet Mexhiti. Janë 15 vite punë e palodhshme, përkushtim maksimal, profesional dhe edukim i fëmijëve në fushën e artit”, deklaroi Imeri.

Të ngjajshme

Të fundit