Presidenti Stevo Pendarovski ka reaguar ndaj vendimit të zgjeruar me shkrim të gjykatëses së Gjykatës Themelore Civile, Jovanka Spirovska Paneva ndaj çështjes mes IRL-së dhe ish zëvendëskryeministri Koço Angjushev, përcjell TV21. Pendarovski ka dënuar etiketimin, diskreditimin dhe tentativat për të rregulluar gazetarët dhe mediat, ndërsa ka theksuar se gjykatësit duhet për t’i japin përparësi interesit publik mbi interesin individual.
“Liria e medias lidhet drejtpërdrejt me shkallën e demokracisë në një shoqëri dhe me mbrojtjen e interesit publik. Gazetaria është një profesion i lirë dhe si i tillë duhet t’i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe organizatat mediatike. Publiku ka të drejtë të informohet në kohë dhe saktë për të gjitha çështjet e rëndësishme të një shoqërie që kanë të bëjnë me interesin publik. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të presin që gjyqtarët kur gjykojnë, të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar për temat me interes publik dhe për t’i dhënë përparësi interesit publik mbi interesin individual, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që tangojnë shumicën e madhe të shoqërisë. Në një rast të tillë, është në interes të publikut që të informohet për faktet relevante me rëndësi për ato çështje. Etiketimi, diskreditimi dhe tentativa për të rregulluar gazetarët dhe mediat ka pasur edhe në të kaluarën dhe jemi dëshmitarë se procese të tilla nuk na kanë çuar në zhvillim demokratik”, thuhet mes tjerash në reagimin e presidentit Pendarovski./tv21.tv