Qeveria izraelite ka dalë me vendim për mbylljen e menjëhershme të transmetimit të Al Jazeeras.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Al Jazeera do të mbyllet në Izrael. Ai akuzoi rrjetin në pronësi të Katarit për nxitje dhe tha se vendimi i kabinetit ishte unanim. Edhe Ministri i Komunikimeve, Shlomo Karhi, deklaroi se vendimi për ndalim do të hyjë në fuqi menjëherë.
Ndërsa, Al Jazeera e dënoi këtë veprim si dhe të njëjtin e quajti kriminal. Pretendimet izraelite për lidhje të ngushta mes Hamasit dhe Al Jazeeras, kjo e fundit i ka mohuar kategorikisht.
Gazetarëve të huaj u ndalohet hyrja në Gaza dhe stafi i Al Jazeera-s kanë qenë disa nga gazetarët e vetëm në terren.
Për vite me radhë, zyrtarët izraelitë kanë akuzuar rrjetin për paragjykime anti-izraelite. Por kritikat e tyre ndaj transmetuesit janë intensifikuar që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 u morën peng.
E nga pala tjetër të paktën 34,683 palestinezë janë vrarë dhe 78,018 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Katari, ku është selia e Al Jazeera, po ndërmjetëson bisedimet midis Izraelit dhe Hamasit mbi konfliktin tashmë gati shtatë-mujor.
Negociatat e mëparshme të ndërmjetësuara nga Katari çuan në një armëpushim të përkohshëm dhe lirimin e 105 pengjeve izraelitë.
