Ardon Jashari u grumbullua me kombëtaren e Zvicrës në Botërorin Katar 2022, duke u bërë shqiptari i tretë që garoi me helvetët në turneun më të rëndësishëm pas Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
21-vjeçari, i cili aktivizohet në rolin e mesfushorit, është pranë transferimit në Serie A, aty ku e kërkon Sassuolo. Klub ku luan edhe Nedim Bajrami, lojtari i kombëtares shqiptare.
Jashari është pjesë e Luzernit në elitën e futbollit zviceran, klub me të cilin ka kontratë deri në 2026. Drejtuesit e Sassuolos e kanë piketuar si përforcimin e duhur për skuadrën e Dionisit.