16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

VMRO publikon emrat të mërkurën

Të dielën pritet që të votohet qeveria teknike me mandatar Talat Xhaferi. Tashmë LSDM ka bërë të ditur emrat e ministrave dhe zëvendës ministrave, në anën tjetër BDI ka bërë të ditur që nuk do të ndryshojë kuadrot.

Ndonëse deri më tani VMRO ka kalkuluar me kohën nuk ka publikuar emra të ministrave dhe zëvendës ministrave, edhe përkundër emrave që tashmë kanë qarkulluar, deri më tani nuk ka vendosur ende.

Sipas informacioneve brenda partisë së Mickoskit, pritet që të mërkurën në mbrëmje të mblidhet dhe njëherë kreu i VMRO dhe të publikojë emrat e anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Tashmë do mbetet në dorë të deputetëve se cilët anëtarë të qeverisë teknike do të votojnë dhe cilët jo.

Të ngjajshme

Të fundit