9.8 C
Skopje
E diel, 19 Prill, 2026

Kallëzim penal për shkaktimin e rrezikut publik, të shtëna në aheng familjar

Dje (31.07.2024) pas informacioneve të marra paraprakisht se zyrtari policor i punësuar në Departamentin e Policisë Petrovec në stacionin policor Shkup ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, paraparë dhe i dënueshëm nga neni 288 i Kodit Penal, duke qëlluar në aheng në oborrin e shtëpisë së tij, nga zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim ilegale me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në koordinim me Departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale dhe SPB Shkup – Njësia e Policisë për Ndërhyrje, pasi paraprakisht është lëshuar urdhër për bastisje në banesë nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale, është kryer bastisje në banesën e punonjësit të policisë V.I. në fshat Singeliq, Shkup.

Gjatë kontrollit iu gjet pushka “huglu” model HR 7 (e përdorur në krim) dhe pistoleta e sinjalizimit zanor “Ecol”, të cilën e posedon me leje dhe certifikatë për posedim të këtij lloji të armës. Është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Shkup dhe V.I. është i privuar nga liria. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, kundër V.I. do të bëhet kallëzim penal për veprën penale të “shkaktimit të rrezikut publik” nga neni 288 i Kodit Penal.

Të ngjajshme

Të fundit