109 vendime pune për Spitalin e Tetovës!
Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut.
I përgëzoj profesionistët shëndetësorë që morën sot vendimin dhe ju uroj punë të mbarë.
Investimi në njerëz dhe në shëndetësi është investim në të ardhmen e qytetit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë që Spitali i Tetovës të ketë kuadrin, kushtet dhe kapacitetet që meritojnë qytetarët tanë.
Së shpejti edhe rikonstruimi i plotë i Spitalit të Tetovës




