Sot në hapësirat e Komunës së Tetovës realizova takim me përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe nga Instituti Kombetar Demokratik – NDI.
Tema e këtij takimi ishte e fokusuar në realizimin e aktiviteteve në kuadër të punëtorisë së Misionit të OSBE-së ne Shkup dhe Institutit Kombëtar Demokratik “Sigurimi i Kohezionit – Ndërtimi i Bashkëpunimit, Transparencës dhe Llogaridhënies në Vetëqeverisjen Lokale”. Ky projekt do të zbatohet nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut dhe ka për qëllim mbështetjen e këshilltarëve të rinj të këshillit të Komunës së Tetovës në angazhimin e tyre në dialogun konstruktiv dhe në ndërtimin e konsensusit në vendimmarrje.
Promovimi i bashkëpunimit konstruktiv dhe kontributi për zgjidhjet paqësore të mosmarrëveshjeve është i rëndësishëm për institucionet komunale. Unë si kryetari i Komunës së Tetovës si dhe Këshilli i Komunës së Tetovës, si partnerë strategjikë, shprehim mbështetjen tonë të plotë për realizimin e aktiviteteve në kuadër të punëtorisë dhe do të marrin pjesë në zbatimin e tyre.
