12.8 C
Skopje
E premte, 25 Tetor, 2024

Kasami: U çliruan shqiptarët nga regjimi, ndryshimi erdhi

Pas votimit të qeverisë së re, ka reaguar menjëherë kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke thënë se ndryshimi erdhi dhe se shqiptarët u çliruan nga regjimi, ndërsa tani është koha për veprim.

“Kuvendi sapo votoi anëtarët e Qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj. Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime të cilat do të zhvillojnë ekonominë e do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurtë. Ne kemi dëshmuar me sukseset tona, por tani me pushtetin qëndror ata do të jenë edhe më të mëdha. Urime kabinetit të ri qeveritar. Urime kryeministrit të ri z. Hristijan Mickoski. Urime të gjithë qytetarëve e në veçanti shqiptarëve!
Shihemi në shënimin e sukseseve që na presin!”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Të fundit