Ministria e Mjedisit jetësor në vitin 2018 paralajmëroi kategorizim të automjeteve varësisht nga ajo se sa ndotin dhe subvencione për blerje të automjeteve më ekologjike. Ligji për automjete i miratuar në vitin 2019, parasheh prej janarit të vitit 2021 çdo automjet, gjatë regjistrimit, të marrë një prej tre etiketave ekologjike në ngjyrë të gjelbër, të verdhë apo të kuqe, varësisht nga kategorizimi ekologjik dhe ndotja që e shkaktojnë. Përveç taksës ekologjike gjatë regjistrimit, kategorizimi siç ishte paralajmëruar, duhej të përdorej edhe për kufizim të lëvizjes së automjeteve në zonat urbane në ditët me nivel të shtuar të ndotjes së ajrit.
Dhe derisa disa qytetarë tashmë bënë ndërrimin e automjeteve të tyre, të udhëhequr nga ndryshimet e paralajmëruara, megjithatë e tërë puna akoma ka ngecur dhe pret Ministria e Ekonomisë të sjellë Rregullore për kategorizim para se të mund të fillojë të zbatohet.
Dhe derisa ne presim rregullore, KE-ja paralajmëroi rregullore të re Euro 7
Automjetet dhe transporti marrin pjesës në mënyrë të konsiderueshme në ndotjen e qyteteve dhe përderisa në Evropë përveç vetë regjistrimit të automjeteve paguhet taksa ekologjike, varësisht nga ajo sa dhe si ndotin, gjithnjë e më shumë qytete dhe shtete si dhe plotësisht e rregullojnë lëvizjen e automjeteve në mjediset urbane në pajtim me ndotjen që e bëjnë. Edhe pse ligji ishte miratuar në vitin 20-19 dhe parashihte etiketa të gjelbra ekologjike për automjetet me standardin Euro 5, ndërsa në BE në fuqi tashmë ishte normativa Euro 6, ndërkohë derisa pritej rregullorja nga Ekonomia për zbatim të kategorizimit në praktikë, KE-ja tashmë paralajmëroi edhe norma të reja më të ashpra Euro 7 për automjetet.
Nga Ministria e Ekonomisë për MIA-n thonë se vendosja e kategorizimit ekologjik të automjeteve duhet të fillojë pas shpalljes së Rregullores dhe se për momentin po punohet në përmirësimin juridik-teknik dhe redaktues të tekstit në pajtim me vërejtjet e Sekretariatit për legjislaturë.
“Ministria e Ekonomisë përpunoi rregullore me të cilin përshkruhet procedura për përcaktim të kategorisë ekologjike të automjeteve, formës, përmbajtjes dhe mënyrës së veprimit të etiketës ekologjike, si dhe vlerën e shpenzimeve për konstatim të kategorisë ekologjike të automjetit dhe për përgatitje të etiketës ekologjike dhe të njejtën ia parashtron për mendim Sekretariatit për legjislaturë. Për momentin, në pajtim me vërejtjet e Sekretariatit për legjislaturë, po punohet edhe në përmirësimin juridiko-teknik dhe redaktues të tekstit të rregullores”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Ndërkohë, Komisioni evropian në fillim të nëntorit të vitit të kaluar propozoi rregullativë me rregulla të reja për uljen e gazrave të dëmshme emetuese nga automjetet motorizuese e quajtur – Euro 7, në të cilën për herë të parë rregullohen emetimet e grimcave dhe mikroplastikës të gjeneruar nga shfrytëzimi i gomave dhe frenave.
Normën e re Euro 7 do ta zëvendësojë paraprakja dhe vendosë pako të vetme të rregullave për kufizim të emetimit për të gjitha automjetet motorizuese pa marrë parasysh nëse automjeti shfrytëzon benzinë, dizel, djegie elektrike apo derivate alternative. Të gjithë automobilat dhe furgonët të cilët do të hyjnë në tregun e BE-së do të duhet të kenë zero emetime të dioksid karbonit prej vitit 2035, por mbi 20 për qind të automobilave dhe furgonëve dhe mbi gjysma e automjeteve të rënda në vitin 2050 pritet ende të lëshojnë emetime të gazrave të dëmshëm.
Rregullat e reja vendosin kufizime shtesë për emetimet e grimcave nga frenat dhe mikroplastika nga gomat dhe do të vlejnë për të gjitha automjetet, përfshirë edhe ato elektrike.
Në pajtim me Ligjin për automjete, kategorizimi i paralajmëruar ekologjik tek ne do të bëhet në tre ngjyra:
Kategoria e parë ekologjike (ngjyra e gjelbër) i përfshin automjetet me nivel të emetimit të gazrave lëshuese EURO 5 dhe më lartë, si dhe automjetet me emetim të gazrave lëshuese EURO 4 dhe EURO 3 në të cilat është sendërtuar pajisje për djegie të gazit të lëngshëm të naftës apo djegie të gazit të komprimuar të tokës, automjetet hibride dhe automjetet elektrike, si dhe automjetet të cilat tashmë kanë sendërtuar pajisje e cila e ulë emetimin e gazrave në ajër dhe i arrijnë standardet e EURO 4,5 e më lartë.
Kategoria e dytë ekologjike (ngjyra e gjelbër) i përfshin automjetet me nivel të emetimit të gazrave lëshueseEURO 4 dhe EURO 3.
Kategoria e tretë ekologjike (ngjyra e kuqe) i përfshin automjetet me nivel të emetimit të gazrave lëshuese EURO 2 dhe më ulët, si dhe automjetet për të cilat prodhuesi nuk ka definuar emetim të gazrave lëshuese.
Gjobat për automjetet të cilat nuk kanë etiketë ekologjike, në pajtim me ligjin, janë 1 000 euro për shërbimin teknik dhe 250 euro për personin përgjegjës në shërbimin teknik.
Etiketa ekologjike nuk do t’u kushtojë vozitësve më shumë se 600 denarë, ndërsa komunat do të duhet të caktojnë zona të lëvizjes
Shpenzimet në procedurën për caktim të kategorisë ekologjike të automjetit, janë në barrë të pronarit të automjetit.
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për MIA-n thonë se sipas informatave të tyre, këto rregulla ende nuk janë miratuar dhe se pas miratimit të rregullave dhe ndarjes së etiketave ekologjike nga shërbimet teknike, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapësinor do ta ndjekë zbatimin e Ligjit për automjete në pjesën e etiketave ekologjike përmes inspektorëve për mjedis jetësor, të cilët parashtrojnë kërkesë në Komisionin për vendim-marrje rreth kundërvajtjes, që funksionon në suaza të MMJPH-së.
Në pyetjen e MIA-s, sa do të kushtojë kategoria ekologjike gjatë regjistrimit të automjeteve, nga Ministria e Ekonomisë thonë se në pajtim me Propozim rregulloren vlera e shpenzimeve për konstatim të kategorisë ekologjike të automjetit nga shërbimi i autorizuar teknik, në pajtim me personat e angazhuar dhe kohëzgjatjen e procedurës, përfshirë edhe çmimin e etiketës ekologjike, nuk duhet të jetë më shumë se 600,00 denarë me tatim të përfshirë të vlerës së shtuar (TVSH).
“Meqenëse autoritetet komunale duhet të caktojnë zona dhe të definojnë cilat automjete, përkatësisht me çfarë etikete ekologjike (nga cila kategori ekologjike) do të mund të lëvizin në secilën zonë dhe të vendosin sinjalizim adekuat komunikacioni (shenja), sipas të cilave do të mund të veprojë policia rrugore, komunat duhet ta konstatojnë vlerë e taksës ekologjike për secilën kategori ekologjike”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.
Në pyetjen se për çka dedikohen, përkatësisht ku dhe si shpenzohen paratë e grumbulluara në bazë të taksës ekologjike, nga Ministria e Ekonomisë shkurtimisht u përgjigjën se për momentin nuk grumbullohen para në bazë të taksës ekologjike.
Nga subvencionet e paralajmëruara për automjetet, në praktikë vetëm për sendërtim të pajisjeve TNG
Në pajtim me ndryshimet e Ligjit për automjete, miratuar nga Kuvendi në korrik të vitit 2019, edhe pse ishin paralajmëruar subvencione për automjete elektrike (pesë mijë euro) apo hibride (tre mijë euro), në Vendimin e miratuar ligjor thuhet se Ministria e Ekonomisë për vitin rrjedhës fiskal në pajtim me mjetet e planifikuara nga Buxheti përgatitë program për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerje të automjetit të ri me ndarje të të vjetrit, si dhe program për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për sendërtim të pajisjeve të gazit rrjedhës të naftës apo metanit.
Risitë në Ligjin për automjete motorizuese, i prezantoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas miratimit të tyre në Kuvend në vitin 2019.
“Me masën për subvencionim të shpenzimeve për sendërtim të pajisjes për djegie të TNG, metanit apo llojit tjetër të derivatit alternativ në automjetet ekzistuese parashihet të subvencionohet 50% nga çmimi i shpenzimeve për furnizim dhe sendërtim të pajisjes, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë të denarit për automjet dhe parashihet të përfshihen mbi 1.200 automjete në nivel vjetor. Masa për subvencionim të blerjes së automjeteve të reja me çregjistrim të automjetit të vjetër ka për qëllim të rritet importi i automjeteve të reja në raport me ato të përdorurat dhe dukshëm do të përshpejtohet ripërtëritja e auto-parkut, që dukshëm do të ndikojë në uljen e ndotjes së ajrit ambiental. Parashihet të subvencionohet prej 2.000 – 3.000 euro në kundërvlerë të denarit për furnizim të automjetit të ri dhe në vitin e parë parashihet të përfshihen mbi 200 – 500 automjete”, theksoi ministri Bekteshi.
Në pyetjen nëse planifikohen ndryshime të caktuara ligjore dhe lehtësime për shfrytëzim më të madh të automjeteve elektrike/ekologjike, nga MMJPH thonë se tani, automjetet elektrike janë liruar nga pagesa e kompensimit për mjedis jetësor, ndërsa kompetenca ligjore për subvencione ka Ministria e Ekonomisë.
“Ligji për automjete është ligj për kompetenca të të cilit përgjegjëse është Ministria e Ekonomisë. Kompetencat e Ministrisë së Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është Ligji për mjedis jetësor në të cilin automjetet elektrike janë liruar nga pagesa e kompensimit për mjedis jetësor në pajtim me nenin 46 paragrafi 4 nga Ndryshimet e Ligjit për mjedis Jetësor (gazeta zyrtare e RMV-së 89 nga 11.04.2022)”, thuhet në përgjigjen e MMJPH-së.
Nga Ministria e Ekonomisë, në pyetje të MIA-s deri ku janë subvencionet e paralajmëruara për automjete elektrike, sqarojnë se në vitin 2019 kanë përpunuar Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete në të cilin ishte paraparë programi për subvencionim për blerje të automjeteve me djegie elektrike.
“Propozim ligji në procedurë kuvendore ishte ndryshuar dhe nga teksti i të njejtit ishte mënjanuar Programi për subvencionim për blerje të automjeteve me djegie elektrike”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë.
Lidhur me atë, nëse planifikohen ndryshime të caktuara ligjore dhe lehtësime për shfrytëzim më të madh të automjeteve elektrike, nga Ekonomia thonë: “për momentin në Ministrinë e Ekonomisë nuk janë paraparë ndryshime ligjore dhe lehtësime në pikëpamje të shfrytëzimit më të madh të automjeteve elektrike”.
Taksa ekologjike gjatë regjistrimit varet vetëm nga vjetërsia dhe përdorimi i motorit, pa dallim nëse automjeti është dizel, me benzinë apo me gaz
Qytetarët me ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor prej prillit të vitit 2022 gjatë regjistrimit të automjeteve paguajnë taksë ekologjike.
Nga MMJPH për MIA-n, thonë se vlera e kompensimit që paguajnë personat vendor juridik dhe fizik që e ndotin mjedisin jetësor me shfrytëzim të automjeteve motorizuese për periudhë prej një viti është rregulluar me nenin 46 nga Ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor (Gazeta zyrtare e RMV-së 89 nga 11.04.2022).
Gjatë caktimit të vlerës së taksës ekologjike nuk bëhet dallim çfarë derivati për djegie përdorë automjeti, ndërsa kritere të vetme janë mosha dhe kapaciteti i motorit, pa dallim nëse automjeti përdorë benzinë, dizel, biodizel apo gaz. Kështu automjetet e prodhuara të njejtin vit dhe me kapacitet të njejtë të motorit do të paguajnë taksë të njejtë ekologjike pa dallim nëse janë dizel apo me benzinë.
Nga 0 deri 5 vite moshë Nga 6 deri 10 vite moshë Nga 11 deri 20 vite moshë Nga 21 deri 30 vite moshë Mbi 30 vite moshë
deri 750 cм3 150 denarë 250 denarë 350 denarë 450 denarë 450 denarë
nga 751 – 1 400
cм3 250 denarë 350 denarë 450 denarë 550 denarë 550 denarë
prej 1 401 – 2 000
cм3 300 denarë 400 denarë 500 denarë 600 denarë 600 denarë
mbi 2 001 cм3 400 denarë 500 denarë 600 denarë 700 denarë 700 denarë
Për automjete motorizuese udhëtimi të kategorisë M1, në pajtim me ligjin, varësisht nga kapaciteti i motorit janë paraparë katër grupe – deri 750 cm3, prej 751 deri 1 400, prej 1 401 deri 2 000 dhe mbi 2001 cm3.
Për oldtajmerë, nuk bëhet dallimi i kapacitetit të motorit dhe taksa ekologjike është 300 denarë.
Mjetet financiare nga ky kompensim që paguhen gjatë regjistrimit të automjeteve shpenzohen në pajtim me Programin për investim në mjedis jetësor.
