14.3 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Katër vite dështim, Danella Arsovska lë Shkupin të mbytur në mbeturina!

Katër vite dështim, Danella Arsovska lë Shkupin të mbytur në mbeturina!

0
91

Shkupi po mbytet nga mbeturinat, rrugët janë të pasistemuara dhe problemet e përditshme të qytetarëve vetëm sa janë shtuar, shkruan POPULLI.mk

Përkundër kësaj gjendjeje alarmante, kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska, nuk ka marrë asnjë masë konkrete dhe asnjë reagim serioz për të përmirësuar situatën.

Katër vite në krye të Qytetit nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm për qytetarët. Premtimet kanë mbetur vetëm fjalë boshe, ndërsa realiteti është një Shkup i lënë pas dore dhe në kaos.

Arsovska është treguar kundërshtare me të gjithë, përveç me BDI-në, me të cilën ka gjetur gjuhën e përbashkët vetëm për interesa politike.

Fundi i saj është i pashmangshëm. Danella Arsovska do të mbahet mend si kryetarja më e dështuar që ka pasur ndonjëherë Shkupi, një mandat i humbur për qytetin dhe për qytetarët e tij. / © POPULLI.mk