31.4 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Selami: Bashkë me ekipin tim kërkojmë besimin e qytetarëve për ndryshimin e madh në Çair

Kandidati për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami, sot së bashku me ekipin e tij ka zhvilluar takime me qytetarët në Qendrën Tregtare “Mavrovasja” dhe në banesat përreth.

Selami theksoi se vizitat kanë për qëllim kërkimin e besimit të qytetarëve për një përfaqësim dinjitoz në Këshillin e Qytetit, duke shtuar se ndryshimi i madh në Çair është i pashmangshëm.

“Bashkë me ekipin tim, ishim në QT ‘Mavrovasja’ dhe banesat përreth, duke kërkuar besimin tuaj, për përfaqësim dinjitoz në Këshillin e Qytetit të Shkupit dhe ndryshimin e madh që do të ndodh në Çair,” u shpreh Selami.