14.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

KE çon Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë

Komisioni Europian ka dërguar Hungarinë në Gjykatën e Drejtësisë për shkak të një ligji të diskutueshëm për ndikimin e huaj, i cili shkel një sërë rregullash të unionit.

Budapesti thotë se ky ligj është i nevojshëm për të mbrojtur “sovranitetin kombëtar”, por organizatat nderkombetare e kanë denoncuar atë si një mjet të rrezikshëm që synon ti mbylle gojën opozitës.

Hapi i fundit i Brukselit vjen pas veprimeve ligjore që Unioni ka nisur disa muaj më parë dhe si reagim ndaj përgjigjeve jo të kënaqshme nga Budaqpesti.

“Pas vlerësimit të kujdesshëm të përgjigjes së autoriteteve hungareze, Komisioni ruan shumicën e ankesave të identifikuara, të cilat ende nuk janë adresuar”, thuhet në njoftimin e komisionit.

 

Burimi /vizionplus.tv

Të ngjajshme

Të fundit