-3.2 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Këshilltari i Erdoganit: Turqia ka garantuar për gjykimin në liri të Thaçit

Kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri ka thënë se Turqia është ndër shtetet e para që ka garantuar për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Ai ka shtuar se në rast se gjykata vendosë që Thaçi të gjykohet në liri, në këtë rast ish-kreu i UÇK-së do të qëndronte si mysafir në Turqi.

“Qëndrimi i Turqisë ka qenë çdo herë kundër akuzimit të liderëve të zgjedhur nga populli me zgjedhje demokratike. Mirëpo edhe pse tash nuk mund të përzihemi gjatë procesit gjyqësor, ne si Turqi kemi dërguar edhe garanci në Hagë që në qoftë se caktohet një vendim që gjyqi të vazhdojë në liri, Thaçin mund ta kemi mysafir në Turqi”,

“Prej tyre nuk kemi marrë përgjigje konkrete. Kjo ka qenë dy apo tre muaj pasi filloi procesi gjyqësor ndaj tij”, ka deklaruar Demiri.

“Ishin disa shtete që kishin shprehur këtë dëshirë dhe ne ishim të parët. Kemi filluar me ministrinë e Drejtësisë së Turqisë dhe Ministrinë e Jashtme. Jemi të parët si shtet që kemi shprehur këtë dëshirë”.

Të ngjajshme

Të fundit