Nga Kim Mehmeti
Kur i dëgjon disa debate politike nëpër televizionet e Prishtinës, e kupton se jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, Kosova mund të shërbejë si shembulli se si mbrohet themeli i demokracisë – liria e shprehjes!.
Pra kur i dëgjon disa debatues që tërbohen posa përmendet emri i Kryeministrin aktual të Kosovës, ke përshtypjen se atje, e drejta për ta shprehur publikisht mendimin vetjak, nuk u është mohuar as disave që nuk mund të vetë kontrollohen dhe të cilët mbase kanë edhe probleme mendore?!
Por siç duket, populli e ka kuptuar se në Kosovë më të paguar janë ata që publikisht e shajnë Kryeministrin aktual dhe andaj LDJK-ja përfundoi aty ku përfundojnë ata që besojnë se çdo gjë blihet e shitet.