16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike vazhdon me punë rreth pikave të mbledhjes së 20-t

Komisioni kuvendor për çështje ekonomike sot duhet të vazhdojë me debatin rreth pikave nga mbledhja e 20-t.

Në rend dite janë Propozim ligji për koperativa në lexim të dytë, Plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit për vitin 2023, si dhe Propozim-vendimi për konstatim të përqindjes së shfrytëzimit lidhur me të ardhurat e përegjithshme vjetore, për financim të punës së Komisionit rregullator për energjetikë dhe ekonomi të ujërave këtë vit.

Nga të gjith apikat në rend dite të mbledhjes së 20-t janë shqyrtuar vetëm propozim ndryshimet e Ligjit për themelim të Agjencisë për energjetikë.

Në shtëpinë ligjvënëse për sot është caktuar edhe debat në Klubin për çështje dhe politika rinore të Kuvendit.

Të ngjajshme

Të fundit