10.8 C
Skopje
E enjte, 16 Prill, 2026

Kosovë / Temperaturat për 5 ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve në vazhdim do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Temperatura maksimale e javës do të shkojë deri në 25 gradë Celsius.

Tutje,  në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë – Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërrnda, Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqerohen me reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot i vranët.Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.Si pasojë  e ndryshimit të grafikut termik në orët e para mund të paraqitet mjegull e radiacionit ( rrezatimit tokësor).Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius..

E enjte – Mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndyshime, pasiqë do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta. Minimalet   5-7 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius.

E premte – Mot i vranët  dhe me intervale me diell. Vranësirat parasihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.

 

Burimi © SYRI.net

Të ngjajshme

Të fundit