23.8 C
Skopje
E premte, 29 Mars, 2024

Kostovski: Është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë shqipe në Butel

Kryetari i Komunës së Butelit Darko Kostovski ka deklaruar se në shkollën fillore “Panajot Ginovski” kanë pranuar 20 nxënës më tepër, të cilët nuk i përkasin Komunës së Butelit, andaj nevojën për hapjen edhe të një paralele të tretë e sheh të panevojshme, përcjell TV21. Ai tha se janë hapur 2 paralele dhe se kërkesa për hapjen e paraleles së tretë është joparimore.

“Në përputhje me rajonizimin, regjistruam 40 nxënës të klasës së parë në gjuhën shqipe në shkollën Panajot Ginovski. Për vullnet të mirë, me rekomandim timin, këshilli u pajtua që të regjistrohen edhe 20 nxënës, të cilët janë jashtë rajonizimit për të plotësuar 2 paralele. Dhe menjëherë pas kësaj erdhën edhe disa nxënës të cilët janë jashtë rajonizimit, për të cilët ne nuk kemi detyrim për t’i pranuar dhe diku numri arriti deri 61-62 dhe mendoj se është shumë joparimore të kërkohet paralelja e tretë.
Mendoj se hapin që bëri komuna e Butelit është me të vërtetë në drejtim të një bashkëjetese të mirë. Ne u pajtuam që të regjistrohen plus 20 fëmijë të cilët janë jashtë Butelit me vendim të këshillit të Butelit”, tha Kostovski.

Të ngjajshme

Të fundit