Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në spitalin “8 Shtatori” u pyet për shkrimet në disa mediume online rreth asaj se Aleanca për Shqiptarët do të bëhet pjesë e Qeverisë, ndërsa Alternativa do të të largohet nga Qeveria, përcjell TV21. Kovaçevski tha se nuk i ka parë shkrimet por që sipas tij të gjitha janë në kornizën e spekulimeve.
“Unë nuk i kam parë shkrimet për të cilat flisni. Për momentin Qeveria funksionon me shumicë prej 64 deputetëve dhe kjo u konfirmua me zgjedhjen e ministrit të ri për Vetëqeverisje Lokale. Unë nuk kam pasur bisedime si kryeministër, sepse kryeministri propozon ministra në Qeveri rreth rikonstruktimit të Qeverisë, gjithçka që shkruhet është në korniza të spekulimeve”, tha mes tjerash Kovaçevski.