16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kovaçevski – Donev: Të intensifikohen dhe avancohen bashkëpunimet mes dy vendeve

Kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski dhe Galab Donev, sot kanë zhvilluar një takim dypalësh ku në fokus të bisedës ka qenë intensifikimi dhe avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Dy kryeministrat diskutuan për disa tema aktuale, si dhe për faktin se aktivitetet si ngjarja e sotme, fillimi i ndërtimit të Korridorit 8 hekurudhor, konfirmojnë përkushtimin e të dy vendeve për ecurinë e marrëdhënieve të ndërsjella.

Në takimin bilateral ndërmjet kryeministrave Kovaçevski dhe Donev, u bisedua edhe për mundësitë për zgjerimin e kapaciteteve të gazsjellësit dhe bashkëpunimin e thelluar që do të siguroj përballimin e pasojave të krizës energjetike që prek të gjithë kontinentin evropian.

Të ngjajshme

Të fundit