8.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Kurti: Qëllimet e Serbisë janë “ndarja e Kosovës apo kompensimet territoriale”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shtetet fqinje nuk mund të ndihet të sigurta nga Serbia, derisa nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian. I pyetur gjatë Forumit të Paqes në Paris se cilat janë qëllimet e Serbisë karshi Kosovës, Kurti theksoi se “ndarja e saj, apo kompensimet territoriale.”

Kosova e ka akuzuar Serbinë për “tentim aneksimin e veriut të Kosovës”, pas një sulmi nga një grup i serbëve të armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues. Serbia i ka mohuar akuzat, megjithëse përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Kurti deklaroi se Kosova përveç që duhet të kujdeset për sigurinë për shkak se grupet terroriste serbe, dëshirojnë të shkaktojnë destabilizim, vendi fokusohet edhe për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që duan t’i ngjajnë Wagnerit, që dua të shkaktojnë destabilizim por në anën tjetër duhet të fokusohemi kryesisht te situata gjeopolitike ku nuk kemi kurrfarë alternative sepse nuk duam të kemi alternativë përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por ka edhe vende që bëjnë dhe mendojnë ndryshe, që kjo po e bën situatën më të vështirë sepse është e qartë që Federatës Ruse i ka pëlqyer shumë në Ballkan, të cilat pastaj të cilat kanë efekt përhapës në kuptimin e largimit të vëmendjes nga agresioni që kanë filluar para dy vitesh”, tha Kurti.

Të ngjajshme

Të fundit